Kjo Barcelonë të frikëson, fitore tenistike 6:1 ndaj Sociedadit të Januzajt (VIDEO)

Barcelona i ka mrekulluar të gjithë mbrëmjen e sotme me një fitore tenistike me shifrat 1:6 në një transfertën kundër Real Sociedad të Adnan Januzajt.

Ndeshja nisi me shumë luftë nga të dyja skuadrat, mirëpo me kalimin e kohës, Barcelona vuri gjithçka nën kontroll, ndërsa këtë dominim në fundin e pjesës së parë e kurorëzoi me dy gola të shënuar brenda shumë pak minutave.

Grizman dhe Dest shënuan në minutat 37’ dhe 43’, duke mbyllur pjesën e parë më avantazhin 0:2.

Pjesa e dytë do të kishte vend edhe për më shumë spektakël me Dest që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën në minutën e 53’.

Messi u fut në skenë 3 minuta më vonë, ndërsa Dembele çoi ndeshjen në 0-5 në minutën e 71’.

Sociedad shënoi golin e nderit 6 minuta më vonë me anë të Muguruzas, ndërsa Messi mbylli gjithçka një minutë para fundit të takimit, kur me golin e dytë personal vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Real Sociedad 1, Barcelona 6.

Kështu, Barcelona merr fitoren e pestë radhazi në La Liga dhe rimerr vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Atletiko Madridi, që më herët gjatë ditës së diel, iu falë ish futbollistit të Barçës, Luis Suarez, që shënoi golin e vetëm në fitoren ndaj Alavesh.

Leave a Reply