Çfarë po ndodh me FC Shkupin, munden edhe nga skuadra e fundit në tabelë! (VIDEO)

FC Shkupi ka pësuar një disfatë të turpshme 1:0 përballë skuadrës së fundit në tabelë, Bellasicës, duke u larguar edhe më shumë nga gara për titull me Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi shihej favorit absolut në përballjen e sotme ndaj fenerxhiut, që në anën tjetër në Shkup kishte udhëtuar pa ndonjë ngarkesë, kur është në pyetje rezultati përfundimtarë. Dhe pikërisht kjoj qasje e lojës, pa presion dhe ngarkese të rezultatit, bëri që Bellasica të shfrytëzojë rastin e dhënë para portës kundërshtare, duke shënuar që në minutën e 11-të me anë të Benjamin Demir.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë pjesës së parë, në të cilën Bellasica arriti që ti bëjë ballë skuadrës vendase, ndërsa në pjesën e dytë edhe pse FC Shkupi kishte dominim të plotë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në mbyllje të takimit.

Rexhinaldo ishte futbollisti më aktiv dhe më i rrezikshëm para portës mysafire, ndërsa në disa raste rrezikuan edhe Lamine Diak, Kristijan Trapanovski dhe Fredy Alvarez, por pa rezultat.

Ishte kjo disfata e dytë radhazi për FC Shkupin në terren vendas, pas asaj ndaj Renovës, skuadër kjo që sot nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Vardarin në Shkup.

Ndryshe skuadra e FC Shkupit, pavarësisht disfatës mbetet në pozitën e dytë me 49 pikë, mirëpo tashmë me plotë 13 pikë më pak se Shkëndija e vendit të parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply