FC Shkupi miqësore me kampionët e Kosovës

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar tani më të rritë intensitetin e përgatitjeve, ndërkohë edhe ekipi pothuajse është grumbulluar i tëri, ku me ekipin janë bashkuar Rron Broja, Bazhe Ilijoski, Bllagoja Ljamçevski dhe Stefan Vujçiç.

Ekipi është në fazën e përgatitjeve për paraqitjen e saj të parë pas 14 viteve në skenën ndërkombëtare, ndërsa për herë të parë me emrin FC Shkupi.

Trajneri Zekirija Ramadani kishte paralajmëruar se ekipi është në kërkim të një kundërshtari, ndërsa është arritur akordi që FC Drita e Gjilanit, kampioni aktual i Kosovës të jetë kundërshtari në kontrolluesen e parë.

Ndeshja FC Shkupi – FC Drita do të luhet me 19 qershor (e martë), në stadiumin e Çairit në Shkup.

Leave a Reply