Ja çfarë i tha De Brujne, Mahrezit para se të shënonte super golin e fitores ndaj PSZh-së (VIDEO)

Rijad Mahrez shënoi golin e fitores për Mançester Sitin në Paris, pasi iu lejua të ekzekutonte gjuajtjen e lirë nga bashkëlojtari i tij, Kevin de Brujne.

Si gjithnjë është De Brujne ai i cili i ekzekuton goditjet e lira të Siti, por këtë herë shoku i tij i ekipit, Rijad Mahrez i kërkoi leje për ta ekzekutuar atë.

Belgu i tha Mahrezit se nëse ishte i sigurt në aftësinë e tij, ai nuk kishte asnjë problem me të që të gjuante.

“Ai më pyeti nëse mund ta merrte atë dhe unë thashë: ‘Nëse beson te vetja, merre’”, ka thënë De Brujne pas ndeshjes.

“Ai shënoi golin kështu që kush jam unë për të thënë diçka për këtë?”, ka shtuar më tej belgu.

Falë golit të Mahrez, Mançester Siti shënoi fitore 2:1, ashtu që në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të martën e javës së ardhshme në “Etihad Stadium” futet me një epërsi të madhe.

Leave a Reply