Futbollisti kosovar, kam refuzuar Liverpullin dhe Real Madridin

Ylli kosovar, Donis Avdijaj në një intervistë për ‘Sport1’ ka treguar se si kishte refuzuar ofertat nga skuadrat gjigande europiane, si Liverpull dhe Real Madrid për Shalke 04.

Ai thotë se është penduar që ka refuzuar ofertën e skuadrës angleze të Liverpull, që këtë vit u shpall kampion në Premierligë.

“Gabimi im më i madh, për të cilin pendohem shumë, ishte duke refuzuar një tjetër ofertë mega nga Liverpulli para se të nënshkruaja kontratën afatgjate me Shalke 04, e cila ishte një çështje afër zemrës sime. Kam pasur edhe një ofertë nga Real Madridi”, – është shprehur Avdijaj, i cili aktualisht është pa klub.

“Tashmë kam shumë oferta nga klubet. Unë duhet t’i studioj së pari. Unë duhet të bëj një plan për veten time, ku dua të shkoj, çfarë është më e mira për mua dhe si të vazhdoj. Ka shumë bisedime që po vazhdojnë”, – ka thënë ylli kosovar.

Donis Avdijaj sa ishte pjesë e Shalke 04 kishte klauzolë prej 50 milionë euro. Ai ishte bërë pjesë e klubit gjerman në vitin 2011, kur ishte vetëm 14 vjeç. Në të kaluarën, ai shihej si njëri ndër talentët më të mirë në futbollin europian.

Leave a Reply