Kirovski: Jam këtu që të arrijmë objektivin, inkuadrim në LPFMV

Një ndër sulmuesit më të spikatur në futbollin elitarë vendor, Hristijan Kirovski, sezonin e ri futbollistik do të veshë fanellën e Gostivarit, drejtuesit e së cilës skuadër futen me ambicie shumë të mëdha, inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ai me skuadrën e Gostivarit ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërsa i njëjti ndanë mendimin e drejtuesve të klubit, se Gostivari vitin e ardhshëm duhet të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

“Jam i lumtur qe jam ketu. Jam njohur sot nga afër me stafin dhe kushtet që ofron klubi dhe ndihem mjaft mirë. Tani më duhet të punoj shumë dhe të jap më të mirën për ekipin. Falenderoj drejtuesit e Gostivarit që besuan tek unë. Kam dëgjuar që tifozët janë të mrekullueshëm. Me mbështetjen e tyre do të përshtatem më shpejt e do bëj gjëra të mira dhe të arrijmë objektivin e drejtuesve që është inkuadrimi në Ligën e parë të RMV” – është shprehur Hristijan Kirovski për faqen zyrtare të KF Gostivarit.

Kirovski te Gostivari vjen nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin vendor kishte luajtur edhe me Shkëndijën, Vardarin, Rabotniçkin, Skopjen dhe Makedonija GJ.P.

Leave a Reply