Florent Ramadani, mesfushori i të ardhmes

Sezon pozitiv me Shkëndijën dhe ftesë për tu bashkuar me Maqedoninë U21 për mesfushorin e ri të Shkëndijës, Florent Ramadani.

Futbollist me klas dhe premtues për të ardhmen. Elegant dhe kombinim i teknikës dhe grintës mund të gjendet në përbërjen e mesfushorit 20-të vjeçarë të Shkëndijës, Floren Ramadani. Fitues i çmimit golashënuesi më i mirë në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë, Ramadani sapo ka mbyllur sezonin e dytë me Shkëndijën, duke fituar edhe titullin e parë në karrierë me seniorët, pasi paraprakisht ishte kampion me gjeneratat e reja. 22 paraqitje në formacionin e Ernest Gjokës dhe dy gola, të dy ndaj Vardarit në fitoret bindëse 1:5 dhe 1:6 në Shkup. Në dy raste kundërshtari avansonte dhe “Lenti” i thoshte ‘jo’ negativës, duke sjellë barazim e që në të dy takimet ishte moment i kthesës për kuqezinjtë tetovarë drejt fitoreve më të thella në histori në duelet me rivalin e përbetuar. “Ndjenjë e bukur të shënoja në ato ndeshje dhe të ndihmoja ekipin për të fituar. Jam i kënaqur me sezonin edhe pse individualisht mendoj se kam mundur edhe më shumë. Por kemi para kohën dhe uroj sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i mirë. Nga ky që përfundoi mbetem i lumtur që munda të kontribuoj për Shkëndijën në fitimin e titullit kampion”, shprehet, Florent Ramadani.
Paraqitjet e mira te Shkëndija kanë bërë që seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ta përfshijë në listën e futbollistëve për testin e 3 qershorit me Slloveninë në transfertë.
“Sigurisht se jam shumë i kënaqur për ftesën që të jem pjesë e ekipit përfaqësues, pasi paraqet satisfaksion për mua dhe tregues se puna ime dikujt i ka ra në sy. Punojmë shumë mirë me seleksionuesin Bllagoja Milevski, çdo ditë ndjehem më mirë dhe shpresoj të kem minuta për të luajtur kundër Sllovenisë”, përfundon futbollisiti i rradhës i dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija, Floren Ramadani.

Leave a Reply