Vardari skuadra e preferuar e Ibraimit kur janë në pyetje golat (VIDEO)  

Besart Ibraimi si duket ka Vardarin e Shkupit klub të preferuar për t’i shënuar gola. ‘Kuqezinjtë’ të shtunën deklasuan Vardarin 1:5, ndërsa Besart Ibraimi ishte në element me një gol të shënuar dhe dy asiste të konvertuara në gola nga Ahmedi dhe Totre. Me golin e shënuar në ndeshjen e së shtunës, bomberi kërçovarë e çon në 16-të numrin e golave të shënuar si futbollistë i Shkëndijës në përballjet kundër Vardarit.

Besart Ibraimi shënon edhe golin e tretë ndaj Vardarit

Besart Ibraimi shënon edhe golin e tretë ndaj VardaritVARDARI – SHKËNDIJA 1:3(B. Ibraimi 61')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

“Më e rëndësishme është fitorja dhe ecuria e Shkëndijës. Normal jam i lumtur kur me gol kontribuoj edhe unë në fitoret. Unë futem në lojë për të shënuar në çdo ndeshje, por duket ditur mënyrën si tifozët tanë përjetojnë duelet me Vardarin, më lumturon fakti që golat që shënoj gëzojnë aq mbështetës të Shkëndijës”, shprehet Besart Ibraimi.

Ibraimi super gol ndaj Vardarit

BESART IBRAIMI BOMBARDON VARDARINSHKENDIJA – VARDARI 2:0(B. Ibraimi 57')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 7 март 2018 г.

Golashënuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit vendor me 175 gola, falë golit të shënuar në ndeshjen e së shtunës në arenën “Todor Proeski”, tashmë numëron 16-të realizime kundër Vardarit, prej të cilave 10-të gola janë në ndeshjet kampionale dhe 6-të në kuadër të Kupës.

“Më gëzon ky fakt sepse dihet vlera e këtyre ndeshjeve,  posaçërisht viteve të fundit kur përballjet ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit vendosnin për titullin e kampionit dhe Kupën, ku ne fatmirësisht i kemi eliminuar rregullisht. 16-të realizime në derbi nuk duket shifër e keqe dhe e përsëris se çdo gol që gëzon tifozët tanë ‘Ballistët’ mua më bën të lumtur dhe më motivon të vazhdoj të punoj edhe më shumë për të sjellë gëzime dhe suksese të reja”, përfundoi Ibraimi, i cili gjatë sezonit aktual në 9 ndeshje ka realizuar 8 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, menjëherë pas Dembo Darboe të FC Shkupit që ka 10 gola.

Besart Ibraimi super gol ndaj Vardarit

MBYLLET ME BARAZIM DERBI, SHKËNDIJA – VARDARI BOMBERI BESART IBRAIMI BARAZON SHUMË SHPEJT NDAJ VARDARIT(B. Ibraimi 40')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 14 февруари 2018 г.

Leave a Reply