“Copa America”, Brazili e nis me këmbë të mbarë, fiton edhe Kolumbia (VIDEO)

Brazili e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e këtij viti në kuadrë të “Copa America”, duke mundur në start Venezuelën me shifrat 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Pesë herë kampionët e Botës e nisën mirë ndeshjen teksa zhbllokuan shifrat falë Markinjos, ndërkohë që në fraksionin e dytë siguruan triumfin pas golit të Nejmar nga penalltia.

Ky ishte goli numër 67 i Nejmar me kombëtaren, teksa i duhen edhe 10 gola për të barazuar legjendën Pele. Sakaq, pas dyshes së PSG, rrugën e rrjetës e gjeti edhe ish-sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa pas një asisti të Nejmar një minutë para fundi të takimit.

Kështu, Brazili merr udhëheqjen e grupit B falë golavarazhit, pasi tre pikët e para i siguroi edhe Kolumbia, kjo falë fitores minimale 1:0 ndaj Ekuadorit.

Golin e vetëm në këtë përballje për kolumbianët e realizoi Edvin Kardona, 3 minuta para fundit të pjesës së parë.

Sonte në fushë do të zbret edhe Argjentina, që në kuadër të grupit A do të përballet me Kilin.

Leave a Reply