Punoi me vite me Nurov, por dikush tjetër shkon në Tokio me të, trajneri i tij Vrenezi paralajmëron padi

Seleksionuesi Lulzim Vrenezi punoi për 6 vite të plota me mundësin Mogamedgaxhi Nurov, duke e përgatitur për Lojërat Olimpike në Tokio.

Por në moment të fundit, në vend të trajnerit Vrenezi, bashkë me mundësin Nurov, dikush tjetër u zgjodh të shkojë në Lojërat Olimpike.

Kjo ndodh vetëm në vendin tonë, ndërsa një gjë e tillë ka habiur edhe vetë Vrenezin.

“Federata e mundjes Listën e kanë pasur deri para tre muajsh për pjesëmarrje për Lojërat Olimpike Tokio. Aty përfshihemi unë dhe mundësi Mogamedgaxhi Nurov, kurse sipas dyshimeve Komiteti Olimpik e ka ndryshuar e-mailin, e ka paraqitur në Komitetin Internacional Nurovin edhe një trajner, nuk e di nuk jam i saktë cili është… Ibrahimov ish-mundësin me licencë të falsifikuar nga Rusia”, – tregon Vrenezi.

Komiteti Olimpik ndërkohë dje prezantoi një pjesë të përfaqësuesve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Në këtë konferencë ishte edhe Drejtori sportiv i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Vladimir Bogoeski, i cili në pyetjen e gazetarëve se pse Vrenezi nuk do të udhëtojë bashkë me Nurovin për në Lojrat Olimpike të Tokios, u përgjigj: “Në ndonjë mënyrë as ne nuk vendosim pse, sepse në mundje për shembull para një muaji ka pasur kualifikime për Lojëra Olimpike. Në ato kualifikime nëse do të kualifikoheshin më shumë mundës, sigurisht Federata do të propozonte që të shkoj edhe seleksionuesi. Megjithatë mundësi i cili veç më është i kualifikuar nuk ishte në ato kualifikime dhe ai shkon me trajnerin e tij të cilin disa vite është me të, ne nuk kemi asgjë kundër Vrenezit”.

E Federata e Mundjes në Maqedoni të Veriut qysh para një muaji ka kërkuar nga Komiteti Olimpik që me Nurovin të shkoj edhe trajneri Vrenezi. Ky i fundit thotë se nuk do të lë këtë punë me kaq, e me vete sot ka marrë edhe një avokat.

Asmir Alispahiç tha se nëse nuk qartësohen të gjitha këto, do të ngre padi penale tek të gjitha institucionet kompetente.

“Do të dorëzojmë padi penale deri tek të gjitha institucionet kompetente dhe deri te instancat gjyqësore do të dorëzojmë padi për përgjegjësi dhe dëm që i është shkaktuar njërit prej sportistëve tanë më të mirë Lulzim Vrenezit”, deklaroi Alispahiç.

Vrenezi thotë se mundësi Nurov nuk do të kishte zgjedhur ndonjë trajner tjetër para tij, ndonëse nga ana tjetër pohon se ka disa muaj që nuk ka kontaktuar me të, sepse është i pa kapshëm në telefon. Lojërat Olimpike do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gushtë në Tokio. Maqedonia do të përfaqësohet me 8 garues.

Leave a Reply