Sedlloski: Santa Klara me meritë kaloi tutje

Ka përfunduar aventura europiane e FC Shkupit në kuadër të Ligës së Konferencës, edhe atë që në turin e dytë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi u eliminua nga skuadra portugeze e Santa Klara me rezultat të përgjithshëm 5:0. Pas disfatës 3:0 në ndeshjen e parë në Shkup, mbrëmë vonë të përzgjedhurit e trajnerit Goce Sedlloski, pësuan një disfatë tjetër 2:0.

Që të dy golat “luzitanët” i realizuan gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën edhe pse FC Shkupi luajti më mirë, nuk arriti të shënojë.

Pas ndeshjes, para gazetarëve u paraqit trajneri Goce Sedlloski, i cili tha se Santa Klara me meritë kaloi tutje, me ç’rast atyre ju uroi fat në ndeshjet e rradhës.

“Njëherë më duhet ta uroj ekipin e Santa Klara-s për kalimin në raundin tjetër. Mendoj që në ndeshjen e parë ekipi ynë ishte paksa i frikësuar dhe treguam shumë respekt ndaj tyre. Sot erdhëm këtu me disa ndryshime në ekip, ku ju dhamë mundësi disa futbollistëve tjerë”.

“Që nga fillmi e kemi ditur që do të jetë e vështirë, për shkak se para nesh kishim një kundërshtarë mjaft të fortë. Më duhet të them që jam i kënaqur me lojën e skuadrës time, sidomos në pjesën e dytë. Pra edhe një here, mendoj që Santa Klara e meritoi këtë fitore dhe i uroj për kalimin tutje në këtë kompeticion”, tha Sedloski para gazetarëve në Portugali.

Santa Klara në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të përballet me sllovenët e Olimpija. (infOSport.mk)

Leave a Reply