Akrapoviç refuzon Sarajevën, gati për të marrë drejtimin e Shkëndijës!

Bruno Akrapoviç ka refuzuar ofertën e klubit të njohur boshnjak, Sarajevo, drejtuesit e së cilës skuadër i kishin ofruar një kontratë ish strategut të Shkëndijës, i cili ka gjasa të mëdha që sërish të marrë drejtimin e skuadrës tetovare, njofton “infOSport.mk”.

Pas shkarkimit të Ernest Gjokës, boshnjaku Akrapoviç shihet si një ndër kandidatët kryesor për të marrë timonin e Shkëndijës, që këtë vit zhgënjeu në arenën ndërkombëtare.

Kësisoj sezonin e ri garues 2021/2022, Shkëndija do ta nis me trajner të ri, ndërsa mbetet të shihet se për kë do të vendosen drejtuesit e skuadrës tetovare, pasi në lojë përveç Akrapoviç, që së fundmi kishte drejtuar dy skuadrat e njohura bullgare, Lokomotiv Plovdiv dhe CSKA Sofje, është edhe ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply