Holanda demolon Turqinë, Franca i falet Grizman, Kroacia fituese e derbit ballkanik (VIDEO)

Holanda ka demoluar Turqinë në ndeshjen e vlefshme të grupit “G” eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar, njfofton “infOSport.mk”.

6:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Amsterdam, me ç’rast “tulipanët” në mënyrën më të mirë iu hakmorrën Turqisë për atë disfatë 4:2 në Stamboll.

Memfis Depaj doli të jetë lojtari i ndeshjes, duke realizuar 3 gola në rrjetën e turqve, ndërsa nga një gol tjetër për Holandën realilzuan edhe Klasen, Til dhe Malen.

Golin e vetëm në sekondat e fundit të takimit për Turqinë e realizoi Xhengiz Under.

Franca më në fund ka gjetur fitoren, duke mundur si vendas Finlandën me shifrat 2:0. Që të dy golat për “gjelat” i realizoi Antuan Grizman, edhe atë nga një në secilën pjesë.

Fitore e vlefshme edhe për Kroacinë, që në derbin ballkanik me rezultatin 3:0 mundi Slloveninë. Livaja (33’) hapi serinë e golave në këtë ndeshje të zhvilluar në Split, për të vijuar më pas në pjesën e dytë edhe Pashaliç (66’) si dhe Vlashiç (90+4’).

Bosnje e Hercegovina ishte shumë afër fitores përballë Kazakistanit, mirëpo fare në fund pranoi gol dhe në fund duheshe të pajtohet me barazimin 2:2 në ndeshjen e vlefshme të grupit “D”, aty ku gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë, me Francën që kryeson bindshëm renditjen.

Leave a Reply