Milani ndërprenë shitjen e fanellave me emrin e Andre Silva

Sulmuesi portugez, Andre Silva është shumë afër ndarjes me Milani. Ashtuç siç ju informuam mbrëmë, Sevilja është në negociata me “rossonerët” për shërbimet e tij, ndërsa në Spanjë tashmë kanë dalë informacionet, që të dy klubet kanë arritur marrëveshjen e duhur.

Mëngjesin e sotëm online magazina e “kuqezinjëve” ndërpreu shitjen e fanellave të sulmuesit të talentuar portugez. Është ky edhe një paralajmërim tjetër se Silva do të braktis “San Siron” pas vetëm një sezoni të kaluar.

Para 12 muajve Silva ishte transferuar te Milani nga rradhët e skuadrës së njohur portugeze të Portos, për shumën e 38 milion eurove. Ai realizoi 10 gola në 40 ndeshje të zhvilluara me fanellën “kuqezi”, mirëpo vetëm 2 gola prej tyre ishin të shënuar në ndeshjet e “Serie A”, ku numëron 24 ndeshje.

Para disa ditëve në kuadër të “Iinternational Champions Cup”, Andre Silva kishte shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0 të Milanit ndaj Barcelonës.

Leave a Reply