E bujshme, Reali i Madridit arrinë marrëveshje me ish futbollistin e Barcelonës!

Skuadra e Realit të Madridit ka arritur marrëveshje me ish futbollistin e Barcelonës, Tiago Alkantara, njofton radio “Onda Cero”, përcjellë “infOSport.mk”.

Mesfushori 27-vjeçar pëlqehet shumë nga ana e trajnerit Julen Lopetegi, i cili njeh mirë kualitetet që ka Tiago, duke pasur parasysh se e kishte atë te Spanja.

Pas 5 sezoneve të kaluara te Bajerni i Munihut, Alkantara, një futbollist i dalë nga shkolla e Barcelonës është i gatshëm për sfida të reja në karrierën e tij.

Për dallim nga rastet me Robert Levandovskin dhe Hames Rodrigez, “bavarezët” janë pajtuar që të lënë të lirë, Tiagon, i cili nga ana e trajnerit Kovaç mund që mos të llogaritet nga titullarët fiks të skuadrës.

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, e njëjta Realit të Madridit do ti kushtonte 50 milion euro.

Tiago lidhej shumë ngushtë me një rikthim te Barcelona gjatë kësaj vere. Ai me fanellën “blaugrana” ka zhvilluar gjthsej 97 ndeshje, duke realizuar 11 gola në periudhën 2009 – 2013.

Leave a Reply