Higuain debuton me Milanin ndaj ish klubit të tij

Ylli i ri i Milanit, Gonzalo Higuain me fanellën “kuq e zi” do të debutojë nga ish klubit të tij, Real Madrid. Sulmuesi argjentinas do të luaj për herë të parë me Milanin në ndeshjen për trofeun “Santiago Bernabeu”, që në program është nesër mbrëma në Madrid.

Higuain është në formë të mirë fizike, pasi për herë të parë gjatë viteve të fundit nuk ka probleme me kilogramët e tepërta.

Ende nuk dihet nëse 9-shi i Milanit do të jetë titullarë ndaj kampionëve të Europës, për të cilën skuadër në 264 ndeshje kishte realizuar 121 gola gjatë periudhës 2007-2013, sa ishte pjesë e “mbretërve”.

Brenda 5 viteve të kaluara na Italia, El Pipita ka 146 gola të shënuar, duke u shndërruar kështu në futbollistin më efikas në këtë periudhë.
Higuain në “San Siro” arriti nga rradhët e Juventusit në formë huazimi, për shumën e 18 milion eurove, ndërsa për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit Milani do të duhet të paguajë edhe 36 milion euro të tjera.
vetëm 24 muaj më parë “biankonerët” për shërbimet e Higuain kishin paguar 100 milion euro.

Leave a Reply