Kosovë sy pa trembur edhe përballë Spanjës! (VIDEO)

Kosova ka pësuar një disfatë 0:2 përballë Spanjës duke dështuar në misionin e saj për të ndalur iberikët.

Spanja u tregua mjaft cinike duke shfrytëzuar rastet e vetme që pati, ku golat u shënuan nga Fornals në minutën e 32-të të takimit dhe Ferran Torres në minutën e 90-të të takimit.

Kosova shpërdoroi shumë raste në këtë ndeshje, me një rast të Rashicës, dy raste të Muriqit dhe disa tentativa të Elbasan Rashanit, por edhe të Zymer Bytyqit.

Një lojë mjaft e mirë e “dardanëve”, por këtë ndeshje e fitoi eksperienca pasi për hir të vërtetës Kosova bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke luajtur si e barabartë me një skuadër favorite si Spanja. (infOSport.mk)

Leave a Reply