Milevski: Maqedonia asnjëherë nuk ka luajtur futboll më të bukur, mirëpo na mungon realizimi!

Bllagoja Milevski pas barazimit të tretë të njëpasnjëshëm në krye të përfaqësueses futbollistike të vendit, ka folur në konferencën për shtyp para gazetarëve, duke theksuar se Maqedonia asnjëherë nuk ka luajtur futboll më të bukur në historinë e saj, mirëpo realizimi lënë për tu dëshiruar.

Ai gjithashtu u ankua në fushën e dobët  të terrenit në “Todor Proeski”, gjë për të cilën kishin folur para ndeshjes edhe rumunët.

“Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodh, Maqedonia atë që tregoi në këto tre ndeshje, në historinë e saj nuk ka luajtur asnjëherë futboll më të mirë. Nuk kam asnjë vërejtje për asnjë futbollistë, jo vetëm që dhanë maksimumin, por ata luajtën një futboll që me kënaqësi shikohet. Çdo lëvdatë për djelmoshat tanë, edhe përkundër mungesës së realizimit. Kishim shumë raste një ndaj një, ndërsa këtu më duhet të përmend edhe gjendjen e fushës. Sinqerisht është turp të luhen ndeshje të këtilla në terren të këtillë” – u shpreh Bllagoja Milevski pas përfundimit të ndeshjes kundër Rumanisë, ndaj së cilës kombëtare barazuam pa gola, njëjtë sikurse edhe përballë Armenisë, derisa në këtë cikël të ndeshjeve të shtatorit, “verdhekuqtë” barazuan 2:2 edhe në transfertën ndaj Islandës.

 

Leave a Reply