Ndiqni spektaklin në “Elbasan Arena” dhe 5 golat e Shqipërisë ndaj San Marinos (VIDEO)

Spektakël kuqezi në “Elbasan Arena”! Kombëtarja e Shqipërisë triumfoi me rezultatin 5:0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022”, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin “I”, menjëherë pas Anglisë që barazoi 1:1 në transfertën ndaj Polonisë.

Ishte kjo një fitore rekord e Kombëtares shqiptare të drejtuar nga Edi Reja, pasi është më e thella e arritur ndonjëherë në një ndeshje zyrtare.

Shqipëria nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren ndaj San Marinos, duke dominuar totalisht lojën. Rej Manaj shënoi golin e vetëm të pjesës së parë në minutën e 32-të, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Qazim Laçi, Armando Broja, Elseid Hysaj dhe  Myrto Uzuni.

Vlen të përmendet se një ngjyrë tjetër lojës së “kuqezinjëve” në pjesën e dytë i dha edhe inkuadrimi në lojë i dyshes Odise Roshi-Armando Broja, me këtë të fundit që brenda 3 ditëve realizoi edhe një gol tjetër “kuqezi”. (infOSport.mk)

Leave a Reply