Ja si duket renditja tabelare në grupin “J”, aty ku ndodhet edhe Maqedonia

Maqedonia mbrëmë në arenën “Todor Proeski” nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Rumanisë, duke lëshuar mundësinë që të rikthehet në pozitën e dytë të grupit eliminatorë “J”, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky barazimi i tretë i njëpasnjëshëm për Maqedoninë e Bllagoja Milevskit në këto ndeshje të shtatorit, me ç’rast tashmë “verdhekuqtë” ndodhen në pozitën e katërt, mirëpo me gjasa reale ende për atë pozitë të dytë, që aktualisht mbahet nga Armenia.

Ndryshe Gjermania kryeson grupin me 15 pikë, 4 më shumë se Armenia e vendit të dytë, ndërkohë Rumania me 10 pikë renditet në pozitën e tretë.

Maqedonia në 6 ndeshje ka tubuar 9 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt, ndërsa pas tyre ndodhen vetëm Islanda dhe Lihtenshtejni.

Pikërisht Lihtenshtejni do të jetë kundërshtari i rradhës i Maqedonisë në ndeshjet e tetorit, aty ku e pret edhe përballja ndaj gjigandëve të Gjermanisë. (infOSport.mk)

Eliminatoret e Botërorit, “Qatar 2022” – Grupi “J”

# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1 Gjermania 6 5 0 1 17:2 15
2 Armenia 6 3 2 1 7:9 11
3 Rumania 6 3 1 2 9:6 10
4 MAQEDONIA 6 2 3 1 11:6 9
5 Islanda 6 1 1 4 6:14 4
6 Lihtenshtejni 6 0 1 5 2:15 1

Leave a Reply