Ja sa do përfitonte Shkëndija nëse kualifikohet për në “play off”

Shkëndija e Tetovës edhe këtë vit po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa. Skuadra që udhëhiqet nga ana e strategit tetovarë, Qatip Osmani, ka arritur që të kalojë dy raundet e para, duke u kualifikuar për në raundin e tretë, ku e pret përballja me skuadrën lituaneze të Trakai.

Deri në këto momente “kuqezinjtë” nga UEFA kanë përfituar plot 675 mijë euro për të mos llogaritur  shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija ka fituar 215 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin e parë të Liga Europa, ndërsa pas kualifikimit në raundin e dytë Shkëndija përfitoi edhe një shumë tjetër prej 225 mijë euro.

Në arkat e klubit tetovarë u shtuan edhe 235 mijë euro të tjera, pasi Shkëndija arriti të kualifikohet për në raundin e tretë, ku e pret përballja me skuadrën e Trakait nga Lituania.

Në lojë janë jo pak, por 920 mijë euro, pasi, nëse arrijnë të shkojnë deri në fazën “play-off”, atëherë nga shumat që kanë përfituar deri më tani, “kuqezinjëve” do ju shtohen edhe 245 mijë euro të tjera, me ç’rast shuma e përgjithshme deri në ndeshjet e “play-off”, do të kapte shifrën prej 1 milion e 165 mijë euro.

Leave a Reply