Totenhami mund PSZH-në (VIDEO)

Totenhami ka shënuar fitore 4:2 në ndeshjen ndaj Paris Sen Zhermenit në ndeshjen miqësore në kuadër të “International Champions Cup”.

Fituesi u vendos gjatë pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 2:2. Shkaktari kryesor për këtë disfatë të parisienëve ishte portieri gjerman, Trapp, i cili fillimisht gjatë pjesës së parë ju dhuroi një gol futbollistëve të Totenhamit, që më pas me të filluar pjesa e dytë të ndëshkohet me kartonë të kuq.

Kjo epërsi numerike në fushë, bëri diferencën, pasi Totenhami gjatë pjesës së dytë realizoi dy gola, që u mjaftuan atyre për të mundur skuadrën franceze, e cila e para kishte avansuar në këtë ndeshje me anë të sulmuesit uruguaian, Edison Kavani (6’).

Nuk vonoi shumë dhe 6 minuta më vonë një predhë e danezit Eriksen përfundoi në rrjetën e Trapp, i cili kapituloi edhe në minutën e 18-të, kur në tentativë për të pastruar rrezikun para portës së tij topin e devijoi vetëm deri te këmbët e Dajer, për të përfunduar më pas topi në rrjetë.

Ishte Pastore ai i cili u përkujdes për barazim të rezultatit në mintuën e 38-të, derisa për fitoren e Totenhamit në pjesën e dytë u përkujdesën Toby Alderueireld me një super gol të shënuar në minutën e 82-të dhe Hari Kejn, që realizoi nga pika e bardhë dy minuta para fundit të takimit.

Leave a Reply