Prishtina e Zekirja Ramadanit lëshon bombën, nënshkruan me super sulmuesin Besart Berisha

Një ndër sulmuesit më të mirë shqiptarë, Besart Berisha pas pak ditëve pritet të zbarkoj në Kosovë për të nënshkruar kontratë me skuadrën kampione të Prishtinës, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.

Prishtina nuk e nisi aspak mirë sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, duke marrë vetëm një barazim në 3 xhirot e para, ndërsa e gjithë kjo alarmoi drejtuesit “bardhekaltër”, për të vepruar në merkato.

Dhe si duket Prishtina ka gjetur njeriun e duhur për gol, pasi informacionet që vijnë nga Kosova, thonë se skuadra e Ramadanit do të përforcojë repartin e sumit me Besart Berishën.

36-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Ëestern United në Australi, aty ku kishte lënë gjurmë duke arritur të shënojë plotë 148 gola dhe duke marrë epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit australian.

Ai gjithashtu ishte shpallur edhe 4 herë kampion në Australi, edhe atë nga dy herë me skuadrat si Melbourne Victory dhe Brisbane Roar, me të cilën skuadër në sezonin 2011/2012 kishte fituar edhe epitetin e golashënuesit më të mirë në “A- League”.

Berisha për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Kosovë, aty ku edhe kishte lindur, kjo pasi gjithë karrierën e tij e kishte zhvilluar jashtë kufijve të shtetit të tij. E kishte nisur në Gjermani, duke luajtur për herë të parë me Hamburgun, nga e cila skuadër ishte huazuar në Danimarkë te Albrog dhe Horsens.

Në vitin 2007 futbollisti prishtinas nga Hamburgu ishte transferuar në Angli te skuadra e Bërnlit, për të luajtur sërish në formë huazimi, këtë herë te Rosenborg dhe Horsens, që më pas për dy vite të luaj te Arminia Bilefilld (2009-2011).

Gushtin e vitit 2011-të Berisha vendosi që të vazhdojë karrierën në Australi, duke nënshkruar fillimisht me Brisbane Roar, që më pas të luaj edhe me Melbourne Victory dhe Ëestern United, ndërsa për një vit kishte provuar veten edhe në futbollin japonez, duke luajtur me skuadrën e Sanfrecce Hiroshima.

Berisha është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka luajtur edhe me dy përfaqësueset shqiptare, me atë të Shqipërisë, për të cilën kishte zhvilluar 17 ndeshje, ndërsa 1 ndeshje kishte luajtur edhe me Kosovën. (infOSport.mk)

Leave a Reply