E bujshme, Fatih Terim largohet nga Galatasaraji për të marrë drejtimin e Kosovës!

Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, është larguar nga klubi i tij i zemrës Galatasaraji. Kjo është e hera e katërt që Terim dhe Galatasaraji ndajnë rrugët.

Largimi i “perandorit turk” erdhi si pasojë e rezultateve jo të mira në kampionatin turk këtë edicion, në të cilin skuadra nga Stambolli në 20 javë kampionat ka tubuar vetëm 27 pikë.

Një zhgënjim total ky duke marrë parasysh objektivat që klubi kishte në fillimin e sezonit, ndërkohë që Terim i jep lamtumirën klubit me të cilin fitoi 8 kampionate,

3 kupa kombëtare, 5 superkupa turke dhe mbi të gjitha Kupën e UEFA-s në vitin 2000, trofeu i parë dhe i vetëm ndërkombëtar i fituar nga një klub turk.

Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatasarajit, Terim mund të jetë një opsion për Përfaqëseuesen e Kosovës, duke pasur parasysh edhe përvojën e tij të madhe me Kombëtaren Turke.

Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i zviceranit Bernard Çallandes gjatë vitit të kaluar.

Përveç Terim në garë për postin e trajnerit te Kosova janë edhe shumë emra të tjerë të njohur të futbollit europian, në mesin e të cilëve edhe Feliks Magat.

Leave a Reply