Januzaj shënon dhe eliminon Atl.Madridin nga Kupa e Spanjës (VIDEO)

Adnan Januzaj ka qenë protagonistë në fitoren e Real Sociedadit ndaj Atletiko Madridit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Spanjës, duke shënuar golin e parë në fitoren e pastërt 2:0 të skuadrës “baske”, njofton “infOSport.mk”.

Januzaj shënoi golin e parë në minutën e 33-të, kur përfitoi nga një harkim në zonën kundërshtare dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin Oblak.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën pas një gabimi të Felipe, Real Sociedadi shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Sorlot.

E gjithë kjo ndodhi vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, në të cilën Atletiko Madridi sërish tregoi shumë mangësi në repartin e mbrojtjes, gjë kjo që këtë edicion po i ndodh shpesh skuadrës së Diego Simeone.

Kështu “jorganxhinjët” u eliminuan që në fazën e 1/8 së finales së Kupës, aty ku nesër mbrëma në program janë edhe dy ndeshje e fundit të kësaj faze, Elçe – Real Madrid dhe Barcelona – Atletik Bilbao. (infOSport.mk)

Leave a Reply