Skandal, mbajnë veshur fanellën e Ademit dhe Alioskit dhe ofendojnë shqiptarët (VIDEO)

Maqedonia mbrëmjen e kaluar ka regjistruar një ndër fitoret më të mëdha në histori, duke mundur Italinë midis Palermos me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Kjo fitore fiton në peshë, kjo pasi zhvillohej vetëm një ndeshje dhe ishte e vlefshme për kualifikim në Botërorin e këtij viti në Katar.

Kjo bëri që festa të shpërthejë edhe në Shkup, ku shumë shpejtë sheshi në kryeqendrën tonë u pushtua nga mijëra tifoz, por që fatkeqësisht në mesin e tyre kishte edhe disa huliganë të rinj, që nuk kishin aspak të përbashkët me kulturën sportive.

Në vend që të festojnë denjësisht, ata filluan të ofendojnë shqiptarët, edhe pse që të gjithë e dimë që pjesë e sukseseve të njëpasnjëshme të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll janë edhe futbollistët shqiptarë, ai Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Erdon Daci, Valon Et’hemi, etj.

Për më tepër, numri një i futbollit në vend është shqiptarë, dhe pikërisht nën drejtimin e tij, Maqedonia po shkruan historinë, ashtu që nuk do lejojmë që disa individ të ndikojnë negativisht në këto suksese të arta, aq më tepër kur pikërisht tifozët që ofendojnë shqiptarët, veshur me vete kanë fanellat e futbollistëve shqiptarë, si Arijan Ademi, apo edhe Ezgjan Alioski. (infOSport.mk)

Leave a Reply