Ramadani te Gjilani sjell me vete edhe futbollistin e Egnatias!?

Zekirja Ramadani pasditën e së martës edhe zyrtarisht morri drejtimin e Gjilanit, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë dy vjeçare. Do të jetë kjo një aventurë e re për strategun shkupjan, i cili është i specializuar për tituj kampion, kur është në pyetje futolli elitar i Kosovës, shkruan “infOSport.mk”.

Ramadani numëron 3 tituj kampion me 3 skuadra të ndryshme në Kosovë, edhe atë me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

Te Gjilani shpresojnë që me Ramadanin në krye, edhe ata do të kenë fatin e njëjtë sikurse skuadrat paraprake, ndaj drejtuesit e kësaj skuadre thuhet të kenë lënë gjithçka në duart e shkupjanit, kur janë në pyetje emrat e rinj në skuadër.

Kështu, siç mëson “infOSport.mk”, emri i parë që do të zbarkojë tek “Skifterat”, do të jetë Ilir Allmuça, i preferuari i Ramadanit, që e kishte edhe te Egnatia.

25-vjeçari shkëlqeu në sezonin që lamë pas me Egnatian duke qenë titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Ramadanit.

Për mbrojtësin e krahut të majtë ndërkohë interes kanë shfaqur edhe Partizani dhe Vllaznia nga Superliga shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply