Futbollisti më i mirë i vitit të kaluar i zgjedhur nga FFK, vazhdon bashkëpunimin me Prishtinën

Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin e kaluar i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Endrit Krasniqi, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te FC Prishtina.

Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura u bë e mundur duke e gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm.

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola.

Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Leave a Reply