Përveç mesfushorit shqiptarë Asllani, Interi rikthen edhe Lukakun!  

Interi po ja del mjaft mirë në merkaton e verës. Klubi “zikaltër” i kishte objektivat e qartë dhe së fundmi zërat po fillojnë të konfirmohen. Kristjan Asllani është marrëveshje që mund të konsiderohet si e mbyllur, pasi ditën e sotme menaxheri i lojtarit të kombëtares shqiptare ndodhej në zyrat e klubit nga “Xhuzepe Meaca”. Rreth 14 milionë euro do i kushtojë arkave të Interit talenti “kuqezi”.

Në anën tjetër, lidhja sërish mes Lukakut dhe Interit sa vjen e forcohet. Drejtuesit e Çelzit janë të gatshëm të huazojnë sërish belgun te Interi, pasi nuk la aspak gjurmë sezonin e fundit me “blutë” e Londrës.

Destinacioni i preferuar për Lukakun mund të jetë rikthimi te gjigantët e Italisë, të cilët e kanë shprehur hapur interesimin. Për të dy lojtarët gjërat mund të bëhen zyrtare shumë shpejt ditët në vijim.

Interi po vazhdon me plan të qartë për të mbetur kompetitiv në Europë dhe jo vetëm, pasi dëshira e tyre është që të rikthejnë sërish titullin, pasi këtë vit e humbën nga kushërinjtë e Milanit.

Leave a Reply