Ja pse Dinamo është klub i madh! Mirëseardhje për FC Shkupin në Zagreb

Dinamo Zagreb pa dyshim se është një ndër klubet më të mëdha dhe më të mira në Ballkan, ndërsa tradita, kultura sportive, e mbi të gjitha vlerësimi i miqve asnjëherë nuk ka munguar nga ana e tyre.

Një gjë të tillë ata dëshmuan edhe sonte, teksa në faqen e tyre zyrtare në “facebook” përmes një shkrimi të shkurtër ju kishin uruar mirëseardhje futbollistëve të FC Shkupit në krye me trajnerin Goce Sedlloski.

Ky i fundit një kohë të gjatë kishte mbajtur veshur fanellën e Dinamo Zagrebit, madje duke bartur edhe shiritin e kapitenit, gjë të cilën aktualisht e bënë një legjendë tjetër me origjinë nga Maqedonia,  futbollisti shqiptarë Arijan Ademi.

Kujtojmë nesër mbrëma në shkallët e stadiumit në “Maksimir” pritet të jenë prezent edhe grupi i tifozëve të FC Shkupit, “Shvercerat”.

Këta të fundit sonte në mënyrë organizative me autobusë u nisën drejt Zagrebit. (infOSport.mk)

Leave a Reply