Kallehon pas 10 viteve rikthehet në Spanjë, do luaj bashkë me një shqiptarë!

Ish futbollisti i Realit të Madridit, Hoze Kallehon, është rikthyer në Spanjë pas plotë 10 vitesh.

Spanjolli gjatë vitit 2013-të u transferua nga Reali te skuadra e Napolit, pjesë e së cilës ishte deri në vitin 2020, për të kaluar më pas dy vitet e fundit në Firencë me fanellën e Fiorentinës.

Tashmë, anësori spanjoll është rikthyer në Spanjë ku ka firmosur për ekipin modest të Granada, pjesë e së cilës skuadër është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Leave a Reply