LDFM-Perëndim, Java 22: Fitojnë favoritët, vazhdon lufta për dy vendet e para

Sot në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim u zhvilluan ndeshjet e javës së 22-të, njofton “infOSport.mk”. Skuadrat favorite pa probleme arritën fitoret e tyre të rradhës, duke vazhduar në këtë mënyrë ëndërrën për inkuadrim në elitën e futbollit vendor.

Gostivari pa shumë probleme  mundi Zajazin në Kërçovë me rezultatin 1:4, teksa Struga Trim Lum si vendas mundi EuroMilkun (3:1).

Makedonija Gjorçe Petrovi falë “dopietës” së Bobi Bozhinovskit në transfertë mundi Novacin me rezultatin 0:2, teksa derbi për mbijetesë midis Lokomotivës dhe Teteksit përfundoi me barazimin 2:2.

Java e 22-të mbyllet me derbi ndeshjen e kësaj jave midis Labunsihtit dhe Vëllazërimit, skuadër kjo që gjithashtu pretendon vendet e para.

LDFM – Perëndim, Java XXII

Lokomotiva 2 – 2 Teteksi
Novaci 0 – 2 Makedonija Gj. P
Struga Trim Lum 3 – 1 EuroMilku
Zajazi 1 – 4 Gostivari
E diel:
Labunishta 16:00h Vëllazërimi

Leave a Reply