Bellasica shpartallon Pobedën, 12:0! Boreci mundi Tikveshin në Kavadar  

Java e 22-të në Ligën e Dytë – Lindje ka kaluar në shenjën e Bellasicës, që ka realizuar fitoren më të thellë të këtij edicioni, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Strumica që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor në transfertën në Valandovë mundi Pobedën me rezultatin 0:12. Pepi Georgiev ishte futbollisti më efikas i takimit, duke shënuar 4 gola, “hat-trik” realizoi Martin Mirçevski, Nikola Bozhinov shënoi dy gola, teksa nga një gol shtuan edhe Tashev, Zdravkov dhe Andonov.

Një fitore me shumë vlera arriti edhe Boreci në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, 1:3. Vendasit pjesën e parë e mbyllën me epërsi 1:0, mirëpo në pjesën e dytë mysafirët nga Velesi ishin superior, duke shënuar tre gola, dy prej të cilëve ishin pjesën e Gjorgji Gjorgjiev, teksa një gol realizoi Andrej Kudijan.

Falë golit të Vladimir Zhoglev (40’), Osogova në stadiumin “Petar Mantev” në Koçani mundi minimalisht 1:0 Sasan nga Makedonska Kamenica, teksa me po të njëjtin rezultat, Kozhuvi falë golit të Riste Karakamishev (73’) mundi Plaçkovicën.

LDFM – Lindje, Java XXII

Kozhuvi 1 – 0 Plaçkovica
Osogovo 1 – 0 Sasa
Pobeda V. 0 – 12 Bellasica
Tikveshi 1 – 3 Boreci
Bregallnica e lirë  

Leave a Reply