Omar Imeri largohet nga FC Shkupi!

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar sot me ditën e dytë të përgatitjeve në Turqi, ndërsa prej sot pjesë e ekipit “bardhekaltër” nga Çairi nuk do të jetë futbollisti i talentuar Omar Imeri.

Lajmin e konfirmuan nga FC Shkupi përmes faqes së tyre zyrtare, e cila pohon se edhe pas shumë tentativave për të bindur atë për të qëndruar në Çair, Imeri kishte qenë i vendosur për tu larguar nga skuadra “bardhekaltër”.

Drejtuesit e FC Shkupit nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët me futbollistin 18-vjeçar, i cili pjesë e Shkupit ishte nga vera e vitit 2017-të.

Ai sezonin e kaluar zhvilloi 24 ndeshje kampionale, duke realizuar 3 gola. Imeri realizoi gol edhe në ndeshjen miqësore të së martës kundër Dritës së Gjilanit, në të cilën ndeshje FC Shkupi shënoi fitore me rezultatin 2:0, ku një gol tjetër realizoi Suhejl Muharremi.

Leave a Reply