Ja në cilën TV mund ta ndiqni ndeshjen e Shkëndijës

Shkëndija është gati për ndeshjen me AIK-un. Kuqezinjtë e Tetovës eliminuan Ararat Yerevan (Armeni) dhe Valmiera (Letoni), ndërsa tani do të sfidojnë gjashtë herë kampionët e Suedisë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Dueli i parë do të luhet sonte (19:00) në transfertë dhe do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Tre fitore dhe një barazim në katër duelet europiane të këtij sezoni për djemtë e Artim Shaqirit, të cilët ndodhen në formë të shkëlqyer dhe do tentojnë marrjen e një rezultati pozitiv edhe në Stokholm, aty ku do të kenë edhe përkrahjen e grupit të tifozëve “Ballistët”.

Leave a Reply