Shqipet e Instanbulspor dhurojnë spektakël, dy asistojnë, tetovari Et’hemi shënon!

Istanbulspor ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme të javës së 22-të në Superligën turke, duke mundur ekipin e Alanyaspor me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër në këtë fitore protagonistë dolën të jenë futbollistët shqiptarë, që vazhdojnë të dhurojnë spektakël te skuadra nga kryeqendra turke.

Ishte tetovari Valon Et’hemi që realizoi golin e parë të këtij takimi, kur me sukses mbylli një aksion që i tëri ishte shqiptarë. Gjithçka nisi nga këmbët e Fabian Loshaj, i cili në mesfushë pasoi për Eduart Rrocën, derisa ky i fundit mu në momentin e duhur pasoi për Et’hemin, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj shënoi për 1:0.

Edhe goli i dytë i shënuar nga Geltekin, erdhi pas një super asisti të një futbollisti shqiptarë, këtë herë Fabian Loshaj, që njëherit edhe bëri debutimin e tij me fanellën e Istanbulspor, pas transferimit të një dite më parë nga rradhët e skuadrës polake të Krakovia.

Ndryshe vlen të theksohet se goli i Et’hemit ndaj Alanyaspor ishte goli i 9-të sezonal në 21 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Superligën turke, në të cilën Istanbulspor renditet në pozitën e parafundit me 21 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e pozitës së 16-të, Giresunspor. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply