Gjest i bukur, Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për tragjedinë në Turqi!

Një ndër futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka njohur Bota e futbollit, Lionel Messi, që së fundmi u shpall edhe kampion Bote me Argjentinën në Katar, thuhet se ka dhuruar plotë 3.5 milion euro për  zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Këtë super gjest, argjentinasi e ka bërë vetëm e vetëm për të shpëtuar sa më shumë njerëz të pastrehë, të plagosur, por edhe për forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që po punojnë pa ndalim në rrënojat e shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.

Shuma e dhuruar nga Messi është më e madhja e dhënë deri në këto momente nga një futbollist profesionist.

“Fondacioni Leo Messi” është shumë aktiv në çështjet që lidhen me varfërinë dhe fëmijët, ndërsa fituesi i shtatë “Topave të Artë”, që aktualisht luan për Paris Sen Zhermen është mjaft i ndjeshëm ndaj kauzave të tilla.

Leave a Reply