![](http://www.infosport.mk/wp-content/uploads/2020/11/amir-rrahmani.jpg)
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, sipas “SofaScore” është zgjedhur në formacionin e javës 21-të në Serie A.
Napoli fundjavën që lamë pas triumfoi 3:0 ndaj Specias, teksa Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.
Futbollisti kosovar u vlerësua me notën 7.8, ndërsa përveç tij nga rradhët e Napolit, pjesë e formacionit më të mirë u përzgjodhën edhe Kvaratskhelia dhe Osimhen.