Akademia e Andi Lilës mund Fiorentinën dhe del kampione e Sila Cup

Akademia “Triumph U-13” ka arritur të triumfojë në turneun ndërkombëtar të “Sila Cup” që është zhvilluar në Itali. Skuadra e themeluar nga Andi Lila dhe Endri Renxa arriti të mposhtë Fiorentinën dhe u shpall kampione.

Koha e rregullt mes Triumph dhe Fiorentinës u mbyll në barazim me shifrat 0-0 dhe gjithçka u vendos në goditjet e penalltive. Ekipi i Triumph ishte më vendimtar se skuadra italiane nga pika e bardhë duke u shpallur kampionë të “Sila Cup”.

Në gjysmëfinale, skuadra shqiptare arriti të eliminojë nga gara dhe Romën duke e mposhtur me rezultatin vendimtar 1-0. Gjithashtu, Triumph zuri vendin e parë në grupin e saj.

Pjesë e ekipit që u shpall kampion në “Sila Cup” bënin pjesë këto emra: Jahaj, Gjikondi, Himallari, Golloshaj, Isufi, Hoxhalli, Mile, Preni, Muca, Kurti, Metani, Harizi, Rama, Ademi, Piroli, Alica, Laska dhe Melyshi. Sukses ndërkombëtar për akademinë Triumph e themeluar nga Andi Lila dhe Endri Renxa. Ky është viti i dyte qe Triumph merr pjesë në ketë turne shumë serioz ku marrin pjesë skuadra me emër të madh në kampionatin italian. Triumph në vitin 2022 zuri vendi e 4-t, ndërsa në vitin 2023 vendin e parë. Triumph në grup mundi Romen Scuola Calcio dhe Lecce, ndersa ne gjysmëfinale mundi me rezultatin 1- 0 Reginën, ndërsa ne finale me penallti Fiorentinën. Ky sukses e bën akademinë Triumph një akademi të ketë më shumë shume ambicie për të ardhmen. Serioziteti i akademisë Triumph po tregon me rezultatet që po arrin me të gjitha grupmoshat. Përpara 10 ditësh, Triumph U-19 u shpall kampion i Tiranës. Në akademinë Triumph punohet çdo dite me pasion nga trajnerët më të mirë. Triumph futboll academy ka një ëndërr, te stërvisë kampionët dhe futbollistët e ardhshëm të kombëtares.

Leave a Reply