ZYRTARE, Struga Trim Lum ndeshjen si vendas kundër Breiðablik do ta zhvillojë në Strumicë

Struga Trim Lum pavarësisht disfatës 2:1 sonte ndaj Sëift Hesperange në Luksemburg, arriti që të shkruajë historinë, duke u kualifikuar për në ndeshjet e fazës “play-off”, kjo falë vetëm fitores 3:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.

Tashmë kur skuadra strugane edhe zyrtarisht ka siguruar një vend për në fazën “play-off”, ka mësuar edhe emrin e skuadrës kundërshtare për në këtë fazë.

Kundërshtarë i kampionëve të vendit tonë do të jetë skuadra kampione eIslandës, Breiðablik.

Këta të fundit u eliminuan nga skuadra boshnjake e Zrinjskit në turin e tretë eliminatorë të Liga Europa, pavarësisht fitores 1:0, që e arritën sonte në terren vendas. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë, kjo skuadër kishte pësuar me shifrat 6:2.

Ndeshjen e parë, Struga Trim Lum do ta zhvillojë si vendas me datë 24 gusht, ndërsa siç mëson eksluzivisht “infOSport.mk”, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strumicë.

Një javë më vonë skuadra strugane në Islandë do të zhvillojë ndeshjen e kthimit, atëjerë kur edhe zyrtarisht do mësojmë nëse skuadra kampione e vendit tonë do të sigurojë për herë të parë grupet e Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply