Ardian Cuculi rikthehet te Shkëndija, këtë herë me post të ri

Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Super Kupë), Ardian Cuculi sërish vihet në shërbim të klubit tetovar, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.

Ambiciet e Shkëndijës mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe  Ardian Cuculi pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim.

Leave a Reply