Shkëndija në shtator miqësore me ekipin zviceran të Will 1900

KF Shkëndija do të prezantohet para diasporës shqiptare më 9 shtator 2023, kur në qytetin e Wil-it do të ndeshen me anëtarin e “Challange League” të Zvicrës, FC Will.

Drejtuesit e FC Wil dhe ato të Shkëndijës kanë firmosur akordin për zhvillimin e ndeshjes miqësore me karakter kulturo-sportiv e argëtues për diasporën që jeton e vepron në Zvicër dhe jo vetëm.

Duelit miqësorë Ëil-Shkëndija do t’i paraprijë program i pasur kulturo-artistik e sportiv, ku do të performojnë pelivana nga Maqedonia në prezencën e kampionit Olimpik, Shaban Tërstena, Shoqëria Kulturo Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, minikoncert i grupit “Elita 5” e shumë befasi tjera që do të organizohen nga shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Zvicër.

Leave a Reply