Emocionuese, Ismajli vrapon drejt tribunës dhe ndan gëzimin me nënën e tij (VIDEO)

Ardian Ismajli është padiksutim një nga shtyllat kryesore të kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është një garanci në repartin e prapavijës, i cili me sigurinë dhe eksperiencën e tij arrin të neutralizojë çdo kundërshtarë, ashtu siç bëri mbrëmë ndaj Polonisë, duke mos i dhënë fare hapësirë një ndër sulmuesve më të mirë europian, Robert Levandovski.

Fitorja 2:0 ndaj Polonisë ka gëzuar çdo tifoz shqiptarë anembanë botës, e sidomos ata të pranishëm në “Air Albania”, aty ku nuk kishte se si të mungonin as familjarët e Ismajlit.

Ky i fundit me të mbaruar sfida niset e vrapon drejt tribunës për të ndarë këtë gëzim me nënën e tij.

Një video emocionuese kjo që tregon edhe njëherë se lojtarët dinë të jenë futbollistë të mëdhenj jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Futbollisti i Empolit përfaqohet me nënën e tij, ku merr edhe përgëzimet dhe më pas niset të festojë me shokët e skuadrës.

Leave a Reply