Kombëtarja futbollistike e Palestinës transferohet në Algjeri

Kombëtarja e Palestinës në futboll, ndeshjet e saja zyrtare të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2026, si dhe ato të Kupës së Azisë, një vit më vonë do ti luajë në Algjeri.

Numri një i futbollit palestinez Xhibril Raxhub nga zyrtarët algjerian, por edhe nga federata e tyre amë ka kërkuar që kombëtarja e tij, ndeshjet si vendas ti luaj në këtë vend.

“Algjeria është pajtuar që të jetë mikpritës i të gjitha ndeshjeve zyrtare dhe jozyrtare të Palestinës dhe në kohë të njëjtë ti mbulojë edhe shpenzimet  që kanë të bëjnë me këto ndeshje.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Algjerisë.  Në kumtesë thuhet se ndeshja Palestinë-Australi e vlefshme për eliminatoret e botërorit me 21 nëntor do të luhet në tokën algjeriane.

 

 

Leave a Reply