Bellasica prezanton 5 përforcimet e merkatos së dimrit

Bellasica gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka prezantuar 5 emrat e rinj, që pritet të ndihmojnë këtë skuadër gjatë stinorit pranveror, njofton ‘infOSport.mk’.

Emra të rinj te skuadra nga Strumica, janë Dushan Saviq, Mario Maslaq, Mateus Oliveira da Silva, Martin Mirçevski dhe Hristijan Denkovski.

Sulmuesi Saviq te Bellasica rikthehet pas plotë 14 viteve, ndërsa vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Zemun. Ai është një emër shumë i njohur për futbollin vendor, teksa mbronte ngjyrat e skuadrave të Pobedës, Vardarit dhe Rabotniçkit.

Mario Maslaq pritet të jetë një përforcim shumë i madh në repartin e mbrojtjes. Ai te Bellasica vjen nga skuadra e FK Riga nga Letonia, ndërsa gjatë karrierës së tij, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave serbe si Vojvodina, Borac Çaçak dhe Veternik. Maslaq gjithashtu kishte mborjtur edhe ngjyrat e skuadrës kroate të Osijekut.

Përforcimi më i bujshëm, është ai i brazilianit Matesu Oliveira da Silva, i cili luan në rolin e sulmuesit, ndërsa te Bellasica vjen nga rradhët e skuadrës së Gremio Novorizontino. Ai në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e shkollës së skuadrës së njohur portugeze të Portos.

Martin Mirçevski është një futbollistë tjetër që rikthehet te Bellasica pas Dushan Saviç. Ai në vendlindjen e tij rikthehet ps aventurës së shkurtë që pati në futbollin kosovar me skuadrën e Trepça 89’, ndërsa emri i fundit që i është bashkuar Bellasicës është Hristian Denkovski, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Gokulam nga India.

Ai në të kaluarën gjithashtu kishte luajtur edhe me FK Triglav në Slloveni dhe Groningenin në Holandë, teksa në Maqedoni kishte veshur fanellën e skuadrave të Vardarit, Rabotniçkit dhe Pelisterit.

Leave a Reply