Një minutë heshtje në ndeshjet e së dielës në LPFM

Tragjedia e madhe që ndodhi gjatë ditës së djeshme në magjistralen Shkup-Tetovë, ka prekur të gjithë në vendin tonë.

Është edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë që shpreh ngushëllimet për familjarët që humbën më të afërmit e tyre, për të cilët të dielën të gjitha ndeshjet e javës së parë të stinorit pranveror do të fillojnë me një minutë heshtje, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, pas rrokullisjes së autobusit jetën humbën 15 persona, në mesin e të cilëve edhe një 19-vjeçar.

Leave a Reply