FFM ndihmon klubet e futbollit në konkurencë të femrave

Federata e futbollit të Maqedonisë vazhdon me aktivitetet e saj në bazë të mundësive të ndihmojë dhe stimulojë klubet që garojnë në Ligat e kategorive të ndryshme nën organizim të FFM-së. Pas klubeve të Ligës së Parë dhe ekipeve të moshave, donacioni i fundit është adresuar për skuadrat që garojnë në elitën e futbollit të Maqedonisë në konkurencë të femrave. Gjithë 14-të klubet e Ligës së Parë (Dragon, Istatov, Tiveria, Tetova 2017, AS Junajted, Atletiko, Top Gol, Luboten, Sasa-Makedonska Kamenicë, Prilep, Koçani, Borec, Plaçkovica dhe Reçica) pranuan donacion (topa futbolli dhe rekuizita për stërvitje) të cilat pritet sadopak t’ua lehtësojnë procesin stërvitor dhe garues.

FFM donacionin e dorëzoi përmes personit përgjegjës në futbollin e femrave, Kushtrim Luma, ndërsa paraprakisht me përfaqësuesit e ekipeve të Ligës së Parë të femrave u mbajt seminar apo mbledhje pune në drejtim të njoftimit për procesin e licencimit për pjesëmarrje në garat e UEFA-së, si dhe elitën e futbollit vendor. Nëse Rregullorja e UEFA-së për licencim është strikte për pjesëmarrje në Kupat Evropiane, Federata e futbollit të Maqedonisë prej dhjetorit të këtij viti do të nisë procesin e licencimit të klubeve që do të duan të garojnë në Ligën e Maqedonisë në konkurencë të femrave në sezonin garues 2020/2021.

Leave a Reply