Tairi i lumtur për golin dhe besimin e trajnerit Shpëtim Duro

Hadis Tairi nga ndeshja në ndeshje po përfiton atë përvojën e duhur, që do e ndihmojnë këtë futbollistë gjatë karrierës së tij. Edhe pse vetëm 18-vjeç, Hadisi tashmë ka marrë besimin e trajnerit Duro, gjë kjo që e gëzon tej mase futbollistin strugan.

“Patjetër që duhet të falënderojë profesorin për besimin e dhënë dhe guximin që të më jap më shumë mundësi. E falënderojë për atë besim që pati tek unë, duke më dhënë shansin për të dëshmuat kualitetet e mira si futbollistë në fushën e blertë” – u shpreh fillimisht Hadis Tairi, i cili sot përballë Vardarit zhvilloi ndeshjen më të mirë të tij me fanellën e skuadrës tonë.

Ai fillimisht përfitoi penalti, të cilën në gol e shndërroi Zguro, që më pas të shënojë në rrjetën e Gaçevskit.

“Jam shumë i lumtur që shënova golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum dhe që mbi të gjitha që ndihmova skuadrën për të marrë tre pikët e plota, që do të kisha thënë ishin shumë të merituara” – deklaroi Hadis Tairi, i cili shpreson të vazhdoj në këtë formë dhe të shënojë edhe gola të tjerë.

“Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë, si unë, ashtu edhe ekipi. Unë me gola të tjerë dhe skuadra me fitore të tjera, përmes të cilave do i arrinim objektivat që kemi edhe këtë edicion, në të cilin sërish jemi në garë për titullin e kampionit” – përfundoi deklaratën e tij, Hadis Tairi, i cili sot zhvilloi ndeshjen e tij të 6-të këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum.

Kujtojmë, përveç golit të sotëm, Hadisi ka regjistruar edhe një asist për Compaore, në ndeshjen ndaj Gostivarit.

Leave a Reply