Arritje historike, Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë për vitin 2023

Ka shkëlqyer jo pak herë në arenën evropiane e atë botërore, aq sa ka arritur të renditet e para në listën e sportiteve më të mira të disiplinës së xhudos, për vitin 2023.

Bëhet fjalë për xhudisten nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila vazhdon t’i dhurojë Kosovës, por edhe mbarë shqiptarëve suksese të mëdha ndërkombëtare.

Krasniqi mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogramë e më pas filloi një “aventurë” të re, duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, kategori kjo e cila është bërë e njohur në Kosovë nga Majlinda Kelmendi.

Në këtë kategori, Distria fitoi edhe një medalje të artë në Grand Slam-in e Parisit, duke mbushur edhe më shumë koleksionin e saj.

Përveç një vendi të vetëm të 5-të në vitin 2023, Krasniqi ka grumbulluar medalje dhe arritje në të gjitha përpjekjet e saj, duke përfshirë një përfundim të veçantë.

Në inaugurimin e Kampionatit Evropian në Kosovës, Krasniqi iu bashkua Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogramë, dhe të dyja e mbyllën garën me medalje bronzi, derisa Akil Gjakova ishte stolisur me medalje ari.

Leave a Reply