Rekord i trishtë i Milanit, 800 ditë dëmtime që nga 1 korriku

Situata e dëmtimeve te Milani është vërtet shqetësuese. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë një përllogaritje që përfshin të gjithë skuadrën, duke marrë në konsideratë mungesat nga 1 korriku deri më sot, ku arrihet një shifër prej 800 ditësh (periudha ku lojtarët kanë munguar).

Asnjë skuadër tjetër italiane nuk është më keq se “kuqezinjtë” e Milanos.

Mbajtësi i rekordeve është Ismael Bennacer, me 150 ditët e humbura deri në kthimin e tij më 27 nëntor, i ndjekur nga Caldara i cili ka qëndruar 100 ditë jashtë fushave, ndërkohë që i treti është portieri i tretë Sportiello, ende s’është aktivizuar asnjë minutë.

Gazeta e njohur italiane shkruan se një pjesë e përgjegjësisë i takon Piolit dhe stafit të tij. Për të zgjidhur këtë problem, Milani do të ndërtojë fusha të reja në Milanello për të shmangur ditët e grumbullimit.

Gjithsesi ka ende dyshime për metodat e ndjekura nga trajneri dhe stafi i tij, ndërsa gjithashtu thuhet se disa fizioterapistë janë larguar.

Leave a Reply